E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Dështim viti 2011

Viti 2011 është cilësuar me shumë dështime nga partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Për të, pengesat e hasura janë të shumta, duke u ndalur në veriun e Kosovës, politizimi i sektorit të sigurisë, pengesat në lëvizjen e lirë në territorin e vendit, strukturat ilegale të sigurisë, korrupsioni, krimi i organizuar etj.

“AAK” rekomandon që për vitin 2012 të bëhet rishikimi i sektorit të sigurisë  dhe reformimi i institucioneve të sigurisë, të rritet buxheti për sektorin e sigurisë, të përgatitet pakoja e reformës në trekëndëshin Polici-Prokurori-Gjykatë.

“AAK” po ashtu thekson se në hartimin e dokumenteve strategjike me rëndësi për sigurinë e vendit, Qeveria duhet të përfshijë shoqërinë civile, ekspertë dhe partitë politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›