Kina ndërton sistemin e saj GPS
Kina tashmë do të ketë sistemin e vet të navigimit. Lajmi është bëri i ditur nga zyrtarët e shtetit komunist. Kina që prej vitit 2000 është përpjekur të krijojë sistemin e vet GPS (Global Positioning System), sistem të cilin deri tani e ka pasur vetëm SHBA.
Kjo bën që ushtria kineze të jetë më e pavarur nga teknologjitë e huaja. Shërbimin GPS për Kinë do ta ofrojë sateliti i saj në orbitë, Beidou.
Pekini planifikon dërgimin e gjashtë satelitëve në hapësirë gjatë vitit 2012, për të zgjeruar sistemin në të gjithë Azinë. Ndërsa deri në vitin 2020 ajo planifikon që me anë të 35 satelitëve të ofrojë mbulim të gjithë globit me GPS.
Me një sistem të ngjashëm si GPS, Rusia operon dhe mbulon të gjithë Tokës me një sistem Glonass ndërsa BE po ndërton sistemin e vetet të quajtur Galileo.