E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: EULEX, akuza të pabazuara

Aleanca për Ardhmërinë e Kosoëvs (AAK) përcjell shqetësimet e thella për akuzat më të fundit të ngritura ndaj udhëheqësve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ish-Zona Operative e Drenicës.

“AAK beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së, me bindjen se edhe ky, si dhe shumë raste të tjera të deritashme, do ta dëshmojnë këtë.Lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe ajo u zhvillua në përputhje të plotë me aspiratën tonë për liri, kurse u përmbyll në partneritet me NATO-n dhe vendet tjera mike të demokracisë perëndimore”.

Në një kmunikatë për media, AAK duke e mbështetur sundimin e rendit dhe ligjit dhe funksionimin e pavarur drejtësisë, shpreson se ky proces do të zhvillohet paanshëm dhe në fund do të fitojë e vërteta.

“AAK beson në drejtësi, por jo edhe në akuzat e pabazuara dhe të ngritura mbi dyshime të paargumentuara, me qëllim efektin propagandistik dhe njollosjen e personaliteteve të ndryshme”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›