E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkrimet e Thaçit e Daçiqit, në planin e marrëveshjes

Në dokumentin e planit për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës e Serbisë, shihen, për të parën herë, nënshkrimet e Hashim Thaçit e Ivica Daçiqiqt.

Në planin, që ka siguruar Klan Kosova, shihen inicialet e kryeministrit serb, i cili mbi to shkruan “Konfirmoj se ky është origjinali për të cilin do të deklarohemi”. (Potvrdujem daje ovo original o kojem cemo se izjasniti) I.D.

 Ndërkaq, kryeministri Thaçi, nuk ka komentuar asgjë, por nuk i ka vendosur as inicialet. Ai ka vënë, komplet nënshkrimin e tij./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›