E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon Aqareva, “Sulltani” plotësisht i pafajshëm

Banorët e fshatit Aqarevë kanë shprehur indinjatën e thellë ndaj procedurave hetimore që po zhvillohen kundër bashkëfshatarit të tyre gjeneral Sylejman Selimit.

Ata përmes një reagimi drejtuar medieve thonë se, Sylejman Selimi është plotësisht i pafajshëm dhe ka bërë luftë të drejtë.

“Ne, komuniteti i fshatit Aqarevë, duke e njohur punën dhe sakrificën e gjen.lejt.Sylejman Selimit, jemi plotësisht të bindur në pafajësinë e tij”, thuhet në reagimin e kryesisë së fshatit Aqarevë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›