E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Nuk është vrarë asnjë dëshmitar

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka reaguar ndaj deklaratave të autoriteteve serbe, të cilat flasin për vrasje të dëshimtarëve në proceset kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se "asnjë dëshmitar i ftuar nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës, që prej vitit 2004, nuk është vrarë".

"I vetmi dëshmitar që ka humbur jetën është Kujtim Berisha, që ka vdekur në nje aksident në Mal të Zi, ndersa shkaku i vdekjes së tij, dihet botërisht, është serb nga Mali i Zi, Aleksander Ristoviq. Ai, i dehur e ka shkaktuar aksidentin, ndërsa tani është në burg", thuhet në deklaraten e AAK-së.

Prokurori i Serbisë, Vlladimir Vukçeviç, ka deklaruar per mediat serbe se “mbi 40 dëshmitarë në proceset Haradinaj dhe Limaj, janë vrarë ose frikësuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›