E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Thaçi "paralajmëron dhunë"

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, tha se "deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, se institucionet serbe në veri janë të lidhura me terrorizëm, janë paralajmërim për dhunë".
 

Tadiç tha se reagimi i Serbisë do të jetë i qetë, ndonëse, sipas tij, "institucionet e Prishtinës nuk janë imune ndaj krimit të organizuar dhe nuk mund të vendosin sundimin e ligjit në veri".
 

Komentet e Tadiçit pasojnë deklaratat e kryeministrit Thaçi, i cili ka tërhequr vërejtjen se strukturat ilegale në veri po shndërrohen gradualisht në paramilitare. Sipas Thaçit, "ato janë përgjegjëse për akte terroriste".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›