E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasojat e uraganit ndjehen ende ne disa komunitete amerikane

Punonjesit e emergjences ne pjesen veri-lindore te Shteteve te Bashkuara kane filluar furnizmin nga ajri me ushqime dhe uje per mijera banore te bllokuar nga permbytjet e shkaktuara nga uragani Iren.

Autoritetet thone se te pakten mbi 10 komunitete ne shtetin e Vermontit nuk arrihen me makine per shkak te rrugeve dhe urave te demtuara nga permbytjet me te renda ne kete shtet ne gati nje shekull.

Uji ne obor eshte gati sa lartesia e shtepise ose ndoshta 6 deri 7 metra mbi nivelin normal te lumit. Pra niveli i ujit eshte shume i larte dhe as qe kam shikuar nje force te tille me pare.

Vermonti u prek me rende nga permbytjet per shkak te rreshjeve te meparshme.

Me ne fund ne shtetin e New Jersey punonjesit e emergjences shpetuan me shume se 500 veta nga shtepite e tyre te permbytura disa me barka dhe disa me kamione.

Kjo per mua eshte permbytja e dyte ne 5 vjet. Ne djall te veje cdo gje. Nuk mund te hyj ne apartamentin tim per nje muaj ose dy deri sa te riparohet cdo gje. Nje gjendje teper acaruese.

Kompanite energjetike thane se rreth 3 milion banore te zones verilindore bregdetare te Shteteve te Bashkuara jane pa rryme elektrike 3 dite pas perfshirjes nga uragani Iren te zones me popullsi me te dendur te Amerikes.

Iren fajesohet deri tani per vdekjen e te pakten 43 vetave ne kontinetin amerikan dhe 5 te tjereve ne Karaibe.

Nderkohe Qendra Kombetare e Uraganeve thote se stuhia tropikale Katia ne Atlantik pritet te perforcohet sot duke u shderuar ne uragan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›