E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Qeveria po keqpërdor buxhetin për fushatë elektorale në Podujevë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Podujevë, nëpërmes një letre për media ka reaguar, siç thotë kjo parti, lidhur me veprimet e përfaqësuesve të Qeveris së Kosovës dhe deputetit të Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Latif Gashi dhe disa të tjerëve.

Sipas, AAK-së zyrtarët qeveritarë një staf i tërë i institucioneve të Kosovës drejtor të agjencioneve “të pavarura” qeveritare dhe zyrtar tjerë të lartë përveç që shpërdoron pozitat dhe mjetet e qeverisë, duke përfshirë automjetet zyrtare, orarin e punës dhe mjetet tjera që i kanë në dispozicion po të njëjtit pa ndërprerë kushtëzojnë me oferta dhe kërcënime strukturat tjera politike dhe qytetarët.

“Deputeti Latif Gashi, 3 zëvendës ministra (Muhamet Latifi zv. ministër i FSK-së, Naim Fetahu zv. ministër i Financave dhe ish zv. ministër i Shëndetësi dhe Hajradin Hyseni zv. ministër i Administratës Publike) që të gjithë drejtues të shtabit zgjedhorë të PDK-së dhe një staf i tërë i institucioneve të Republikës së Kosovës drejtor të agjencioneve “të pavarura” qeveritare dhe zyrtar tjerë të lartë përveç që shpërdoron pozitat dhe mjetet e qeverisë, duke përfshirë automjetet zyrtare, orarin e punës dhe mjetet tjera që i kanë në dispozicion po të njëjtit pa ndërprerë kushtëzojnë me oferta dhe kërcënime strukturat tjera politike dhe qytetarët”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas, AAK-së, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë socio-ekonomike dhe nevojat primare të qytetarëve siç janë nevojat për shërim dhe punësim të njëjtit ofrojnë vende pune dhe mundësi shërimi për familjarë në rast përkrahjeje në të kundërtën kërcënojnë se këto të drejta të garantuara me Kushtetutë nuk do ti realizojnë kurrë.

“Rasti i fundit ka të bëjë me kandidatin e AAK-së, për asamblenë komunale nga Gërdofci të cilit i kërkohet të tërhiqet nga lista tashmë e certifikuar, në këmbim me punësim në burgun e Gërdofcit ose përndryshe ai nuk mund ta realizoj kurrë këtë të drejt Kushtetuese, punësimi në këtë institucion shtetërorë dhe më herët është përdorur si mekanizëm kushtëzues për mbështetje të PDK-së.

Aleanca për Podujevën, konsideron se PDK ka pas rastin qe 7 vite të qeverisjes së sajë të hapë perspektiva zhvillimore për gjithë vendin të cilën gjë nuk e ka bërë në vend të saj ka krijuar masën e klientelizmit politik”, thuhet tutje në reagim.

Aleanca për Podujevën i ka bërë thirrje PDK-së, që para elektoratit llapjan të shpalosë programin dhe vizionin e tyre për Podujevën, nëse kanë dhe të ndalojnë praktikat e deritanishme, po ashtu u bëjmë thirrje institucioneve të vendit të parandaloi instrumentalizimin e mekanizmave qeveritarë. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›