Maqedoni, kryesia e BDI vendos për koalicionin

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot në Tetovë do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe tensionet brenda koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE.
Një burim pranë kësaj partie tha se kryesia partiake do të diskutojë për anët pozitive dhe negative të qëndrimit të këtij subjekti në Qeveri, mesazhet e evrokomisionerit Shtefan Fyle si dhe për mundësinë që të vendoset për braktisjen e koalicionit qeveritar.
"Ne do të shqyrtojmë të gjitha çështjet që tangojnë koalicionin dhe situatën e fundit politike dhe ekonomike. BDI gjithmonë do të jap vendimin që është në përputhje me interesat e qytetarëve, kryesisht shqiptarëve në Maqedoni. Ky vendim do të jetë gjithmonë në përputhje me angazhimin e faktorit ndërkombëtar", theksoi zyrtari i lartë i BDI-së, i cili konfirmoi se mbledhja ka nisur në ora 16.00 në ambientet e selisë partiake në Reçicë të Vogël të Tetovës.