E Diel, 1 Nëntor 2026

AAK, kritika lidhur me regjistrimin e popullsisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e partisë për mungesën e seriozitetit nga ana e qeverisë lidhur me projektin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Përmes një deklarate për mediat, zyrtarë të AAK-së kanë thënë se përgatitjet e pamjaftueshme, vonesa e madhe në përzgjedhjen dhe trajnimin e kontrollorëve dhe regjistruesve, "mund ta vënë në sprovë kredibilitetin e këtij projekti aq të rëndësishëm".

Regjistrimi i popullsisë parashikohet të nisë më një prill, ndërsa rezultatet paraprake pritet të publikohen në muajin maj. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 1981.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›