AAK mban Kuvendin Zgjedhor, Ramush Haradinaj nominohet për kryetar
PRISHTINË- Kuvendi VI Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur sot në Prishtinë me nominimin për rizgjedhje të kryetarit të kësaj partie, që nga themelimi, Ramush Haradinajt.
Zgjedhja pa ndonjë kandidat tjetër e kryetarit të AAK-së, e cila aktualisht përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me 12 deputetë, do bëhet me votim të fshehtë dhe fillimisht Haradinaj paraqet vizionin e tij. Nominimi u bë me shprehje të bindjes se së shpejti kryetari i AAK-së do t’i prijë edhe rrugëtimit të Kosovës si kryeministër i ardhshëm i bërjes së një shteti të suksesshëm.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u formua në 2 maj të vitit 2000 dhe sapo ka shënuar 13-vjetorin e themelimit të saj.
(e.m/balkanWeb)