E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat zgjedhore, Poni: Ende 2948 të dubluar, minimizim brenda 40 ditësh

ferdinand-poniTiranë- Zv. Ministri i Brendshem, Ferdinand Poni ka deklaruar se gati 40 ditë përpara ditës së zgjedhjeve të 23 qershorit janë akoma edhe 2948 të dyshuar si të dubluar në listat zgjedhore. Ndërsa 860 persona janë 100-vjeçarët e pa përfshirë në lista.

Pas gjenerimit të ekstraktit të datës 3 prill, rezultojnë akoma 2948 të dyshuar si të dubluar, pra që zyrat e gjendjes civile janë akoma ne proces verifikimi. Numri personave me pjesë të adresës zgjedhore të paidentifikuar (kodi i banesës i panjohur brenda një qendre votimi të caktuar), në ekstraktin e datës 3 prill është 405.779 nga rreth 545 mijë në janar. Numri i 100 vjeçarëve të pa përfshirë në lista është 860 nga 1130 që ishin në ekstraktin e datës 3 janar,- tha Poni më tej.

Sipas tij, përsa i përket dublimeve, Poni premtoi minimizim të tyre deri 40 ditë para zgjedhjeve, ndërsa shtoi se ka pasur përmirësime të dukshme për të pastruar dublimet, të paraqitura ato në ekstraktin e listave zgjedhore.

Duke bërë shpjegimet rreth ekstraktit të përditësuar, po punohet që në fund të afateve, të arrihet një gjendje perfekte e kësaj liste në përputhje me parashikimet e ligjit për zgjedhjet.

Ekstrakti i listës përmban 3,279,289 zgjedhës. 3,265,073 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5,483 qendrave të votimit në çdo njësi te qeverisjes vendore. 14, 216 zgjedhës nuk janë përfshirë ne listat e zgjedhësve për shkak të kritereve të ligjit mbi numrin e zgjedhësve që duhet të ketë një qendër votimi (200-1000,700 Tirana), tha Poni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›