E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi

TIRANË- Njazi Kosovrasti, kryetari i Këshillit Bashkiak i shkarkuar një ditë më parë ( vetëm me votat e këshilltarëve të majtë), e cilësoi grumbullimin e këshilltarëve të majtë si veprimtari të paligjshme për të cilën Bashkia e Tiranës do të paraqesë denoncim në organet kompetente

Pas mbledhje së KQZ ku u regjistruan dy koalicionet e drejtuara nga PD dhe PS, Kosovrasti në një prononcim për gazetarët tha se dje nuk ka pasur mbledhje të Këshillit Bashkiak dhe si rregull as vendim për shkarkimin e tij. 

“Unë e falë jush u informova dhe sot e kam qtë qartë cka ka ndodhur. Nga atë që pashë dhe dëgjova lidhur me ngjarjen e shëmtuar të djeshme, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për mbledhje të Këshillit Bashkiak por në vlerësimin tim publik ka vetëm një emër: grumbullim i paligjshëm i qytetarëve. Nuk është fjala për vendim, është deklaratë që këshilltarët kanë firmosur, pra as mbledhje ka pasur, as vendim që të diskutohet, nuk e kuptoj pse e bën në Bashkinë e Tiranës, ta bënin në PS ta firmosnin e kaq, as mbledhje, as vendim nuk është , ishte një organizim i paligjshëm, thjesht deklarim i vullnetit të tyre”, theksoi Kosovrasti. 

“Po përgatitet denoncimi për shpërdorim të detyrës për këshilltarët që tentuan me dhunë të futen në Bashkinë e Tiranës. Është një akt, veprimtari krejtësisht e paligjshme në të gjitha drejtimet. Shteti ka institucione për zgjidhje, nuk mundet të përfitohet çdo gjë me dhunë. U demaskuan para opinionit publik” shtoi Kosovrasti. 

Pas tensioneve të krijuara dje në Këshillin Bashkiak, këshilltarët PS-LSI kanë mundur të shkarkojnë kryetarin e këtij këshilli Njazi Kosovrasti dhe të emërojnë në vend të tij Aldrin Dalipin.

Anëtarët e majtë në Këshillin Bashkiak e kanë shkarkuar këtë të fundit me 31 vota pro. Në procesin e votimit nuk kanë marrë pjesë 24 këshilltarët e djathtë. Menjëherë pas shkarkimit nisi votimi për emërimin e kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Të 31 anëtarët e majtë i kanë dhënë votëbesimin Aldrin Dalipit.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Këshilli Bashkiak, të majtët 'shqyejnë' derën. Shkarkohet Kosovrasti, emërohet Dalipi VIDEO: Kosovrasti: "Të majtët" veprim të paligjshëm dhe dhunë, po përgatitet denoncimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›