AAK përshëndet vendimin e KE-së për nisjen e MSA-së

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përshëndet vendimin e Këshillit të Evropës për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocciimit, si marrëveshje e parë kontraktuale midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas AAK-së, ky vendim është një hap i madh përpara për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është një prej objektivave tonë madhorë, që prej shpalljes së pavarësisë.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e vlerëson këtë moment si një mundësi të madhe të përfarimit të mëtejmë të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe si një afirmim shtesë, tashmë në nivel më të lartë, të shtetit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. AAK fton institucionet e Kosovës dhe të gjithë akterët tjerë në vend, që me përkushtimin më të lartë, secili t’i kryejë përgjegjësitë e veta për përmbushjen obligimeve që kemi përpara, në rrugën drejt anëtarësimit përfundimtar të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.
Sipas AAK-së, pjesa e mbetur e punës, pas vendimit të KE-së për MSA-në, kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të secilit prej nesh, në përmbushjen e plotë të standardeve demokratike dhe të obligimeve që kemi për të qenë përfundimisht pjesë BE-së./Indeksonline/