E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK-së në Pejë iu bashkohen 110 anëtarë të rinj

Aleancës e lindi koha, Aleanca u lind u rrit dhe u zhvillua në Pejë. Kjo moto e veçoi aktivitetin e sotëm të AAK-së, ku për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, këtij subjekti në Pejë iu bashkuan 100 anëtar të rinj.

Para strukturave të partisë dhe anëtarësisë së re, Ali Berisha në cilësinë e kryetarit të degës, aktivitetin e sotëm ja ka dedikuar 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

I bindur se 29 nëntori do të jetë ditë feste për AAK-në, Berisha ka thënë se dita e një shekulli të dytë të shtetit shqiptar, do të jetë ditë e Ramushit.

“Ne sot jemi të bindur se dita parë e shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë,së pavarësisë së shqiptareve do të jetë dita e Ramushit , do të jetë ditë për Ramushi po do të jetë një ditë e gëzimit për mbarë shqiptarët ku do që janë, të nderuar të rinj unë e di që sot po fillon një pjesë tjetër e jetës tuaj përveç shkollimit,aktiviteteve të vazhdueshme profesionale që i bëni, ju sot po hyni edhe një sfide të madhe që keni në jetën politike” ka thënë Berisha .

Për simbolikën dhe madhështinë e këtij aktiviteti të sotëm folën edhe Gent Begolli, kryetar i të rinjve të ARK-së së Kosovës.

“Motoja 100 të rinj në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është një ngjarje simbolike në shenjë të kujtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke kujtuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë në sot kujtojmë të gjithë burrat që dhanë aq shumë për këtë komb” ka thënë Begolli.

Aktiviteti është mbyllur me ndarjen e 100 librezave për 100 anëtarët e rinj që ky subjekt politik anëtarësoi në komunën e Pejës. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›