E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha rikthehet me gol

Besart Berisha është rikthyer me gol në fanellën e Brisbane Roarit.

Pasi mungoi në tri ndeshje, për shkak të një sëmundjeje, të cilën e evitoi falë një ‘çaji magjik’ që e siguroi nga Ballkani, sulmuesi kosovar e ndihmoi ekipin e tij drejt fitores me rezultat 4:2 ndaj Sydney FC, ku luan legjenda italiane, Alessandro Del Piero, i cili realizoi dy gola në këtë takim.

Përfaqësuesi shqiptar e shënoi golin e fundit të ekipit të tij në minutën e 57-të, ndërsa më parë rrugën drejt golit e kishin gjetur edhe Broich (29’), Paartalu (32’) e Halloran (45’).

Brisbane me këtë rast iu kthye fitores pas tri humbjesh radhazi, ndërsa Berisha dukej i shëruar plotësisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›