E Shtunë, 31 Tetor 2026

CIA heton ish-shefin e saj

CIA e ka filluar një hetim të brendshëm të sjelljeve të ish-shefit të saj, David Petraeus.

Petraeus dha dorëheqje javën e kaluar nga posti i shefi të CIA’s tij, pasi që pranoi se kishte ishte i përfshirë në një lidhje jashtëmartesore me biografen e tij. Ish-gjenerali Petraeus nuk pritet të përballet me akuza, megjithëse agjentët e FBI kanë zbuluar një numër dokumentesh konfidenciale në kompjuterin e dashnores së tij, Paula Broadwell.

Sipas një zëdhënësi të CIA’s, qëllimi i hetimit të agjencisë ka të bëjë me “mësimet që duhet nxjerrë” nga ky rast.

Ndërkaq, prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Eric Holder, ka deklaruar se deri më tani FBI nuk ka zbuluar asnjë dëshmi që do të aludonte se rasti Petraeus ka dëmtuar sigurinë kombëtare amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›