AASH nis veprimtarinë me një forum intelektual
Akademia e Arteve dhe e Shkencave, do të nisë vepritmarinë e saj me një forum intelektual. Në muajin prill në të do të diskutohen zhvillimet ekonomike në vendin tonë, integriteti territorial apo edhe mbrojtja e mjedistit etj. Kjo Akademi sipas kryetarit të saj, Ksenofon Krisafi, ka si qëllim të ndihmojë në krijimin e një sfere publike, në të cilën shoqëria civile të konsolidohet si një institucion demokratik. Ky institucion sipas kryetarit Krisafi synon gjithashtu që të promovojë krijimtarinë më të mirë kulturore, shkencore dhe artistike shqiptare.
Akademia e Artit dhe e Shkencës, ka në përbërje të saj personalitete të shumë fushave. 33 antarët e saj vijnë nga të gjithë hapësirat mbarëshqiptare, dhe 6 janë personalitete të huaja ku spikat emri i sociologut të njohur anglez, Antoni Gidens. Si president nderi kjo akademi ka shkrimtarin Ismail Kadare.