Korçë, temperatura e lartë i merr jetën foshnjës 5 muajshe

Komuniteti rom vazhdon të përballet me vështirësitë e jetës dhe duket se përditë mbetet i ekspozuar dhe nga vdekja. Një foshnje, vetëm pesë muajshe ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturës së lartë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.8 të qytetit të Korcës, ku vajza me iniciale F.K, pjesë e komunitetit rom ka humbur jetën në shtëpi pas një gjendje të rënduar gripale për disa ditë me radhë. Mësohet se një ditë më parë mjekët e kanë vizituar në shtëpi fëmijën ku kanë kërkuar dhe shtrimin e saj në spital, por pamundësia ekonomike i ka detyruar prindërit e saj ta mbajnë në shtëpi. Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.