E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padia e Vokshit, gjykata gjobë Braçes

1 milion lekë gjobë për deputetin e Partisë Socialiste, Erion Brace. Gjykata e Tiranës ka gjobitur sot Bracen me 1 milionë lekë në dyluftimin e tij me deputeten e Partisë Demokratike , Albana Vokshi, ku kjo e fundit e akuzonte për shpifje. Në kërkesë-paditë Vokshi pretendon se shpifjet në emrin e saj i kanë cenuar dinjitetin e reputacionin. Bëhet fjalë për deklarata në të cilat emri i Vokshit përmendet si i përfshirë në afera korruptive. Ne paditë pretendohet se Vokshi nuk e ka deklaruar pasurinë e Arian Tartarit, pasi ai nuk është bashkëshorti i saj, por bashkëjetues. Gjithashtu në padi thuhej se koncesionet ishin përfituar në përputhje me procedurat e parashikuara nga ligji dhe se në asnjë rast nuk ishte vërtetuar ligjërisht se paditësja Vokshi ka abuzuar me detyrën duke ushtruar ndikim tek Kryeministri për të përfituar koncesionet. Referuar padive shuma e dëmshpërblimit është lënë në çmim të gjykatës. Por krahas deputetit Tahiri për të njëjtat akuza deputetja e selisë blu Albana Vokshi ka paditur edhe 8 kolegë të tjerë socialist. Të paditurit janë deputetet Eduard Shalsi, Eltar Deda, Erion Braçe, Mimi Kodheli, Taulant Balla e Olta Xhacka, Vasilika Hysi dhe Besnik Bare. Albana Vokshi deri më tani ka fituar gjyqet me deputetët Eduard Shalsi, Sajmir Tahiri dhe Artan Gaçe dhe sot edhe ndaj Erjon Braces.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›