ABNA: Minchev një mik i madh dhe burim profesionalizmi

Në një reagim për vdekjen e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Bullgare të Lajmeve, BTA, Maksim Minchev, Aleanca e Agjencive Ballkanike të Lajmeve (ABNA) shprehet e tronditur për largimin e parakohshëm të tij duke theksuar se ”ABNA humbi një mik të madh dhe një zë shumë të rëndësishëm të komunitetit të saj”.
”Minchev ishte burim energjie për gjithë organizatën tonë. Me profesionalizmin e tij ai do të na ndriçonte të gjithëve me pozitivitet”, thuhet në reagimin e ABNA-s.
”Në një hark të gjatë kohor pune me të gjithë komunitetin e ABNA-s, ai ka arritur atë që të gjithë ne thjesht mund ta ëndërrojmë”, shtohet në të.
”Ne kurrë nuk do ta harrojmë udhëtimin tonë me Maksimin dhe ai do të na mungojë gjithmonë”, thekson ABNA.