E Shtunë, 31 Tetor 2026

ABSURDI I DREJTËSISË/ Dënon demonstruesin e 21 janarit, vrasësit të lirë

Procesi për hetimin dhe gjykimin e autorëve të 21 janarit duket se po shkon mprapsht. Në një kohë që vrasësit e katër demonstruesve gjenden ende të lirë, Gjykata e Tiranës ka gjetur kohë që të dënojë një prej demonstruesve të 21 janarit.

Kjo gjykatë ka dënuar me 10 muaj burg Jetmir Prengën, që u cilësua fajtor për akuzën e kundërshtimit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Prengës iu ul një e treta e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj e 20 ditë burgim.

Autorët e vrasjeve të 21 janarit ndërkohë gjenden ende të lirë, ndërsa në burg është vetëm një I dyshuar, gardisti Agim Llupo, që akuzohet për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi. Vrasësit e Aleks Nikajt, Hekuran Dedës e Faik Myrtajt sakaq gjenden jashtë burgut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›