E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR: Gati të plotësojmë kërkesat e minatorëve

Kompania ACR ka reaguar pas vendimit të sotëm të minatorëve të Bulqizës për të vazhduar grevën e urisë.
Përmes një mesazhi administratori i firmës Giga Bedineishvili ka deklaruar sërish se ACR-ja është e gatshme të plotësojë të gjitha kërkesat e minatorëve në mënyrë që të rifillojë puna në minierë.
Ai i ka kërkuar minatorëve të ulen në tyrezë për të arritur një marrëveshje në mënyrë që miniera të rikthehet në normalitet. Administratori i firmës ACR Giga Bedineishvili sërish ka akuzuar kreun e konfederatës së sindikatave Kolë Nikolla se po pengon arritjen e një marrëveshje mes kompanisë dhe minatorëve.
Ndërkohë më herët minatorët e Bulqizës vendosën të mos ndërpresin grevën e urisë edhe pse ka një vendim të gjykatës së Dibrës për t`i nxjerrë ata jashtë galerisë.

Ata kanë kërcënuar se nëse policia do të tentojë të nxjerrë me dhunë minatorët grevistë atëherë ata do ta përmbysin minierën duke rrezikuar kështu edhe jetën e 14 minatorëve të cilët ndodhen në nivelin e 14-të të galerisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›