E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plagoset me armë një person

Një person është plagosur me armë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek ura e Dajlanit ku një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.
 

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e të plagosurit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›