E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e Përmbarimit në Dibër: "Minatorët të dalin nga greva"

Vetëm pak orë pas komunikimit të firmës ACR se kërkesat e minatorëve do të plotësohen, ashtu sic kërkohen, zyra e Përmbarimit ka mbërritur në Bulqizë për t`ju komunikuar edhe vendimin e Gjykatës së Dibrës, që grevistët tashmë të lënë grevën e urisë.

Ky urdhër kërkon që 14 grevistët të braktisin misionin e tyre të ndërmarrë prej 26 ditësh, si dhe të lirojnë ambientet e minierës, që sipas të dhënave ndodhet në gjendje jo të mirë teknike.

Ky vendim ka ardhur pas një takimi mes perfaqesuesve te zyres së Përmbarimit dhe drejtuesve të grevës, ndërsa këta të fundit e kanë refuzuar kërkesën e parashtruar. Arsyet e këtij refuzimi kanë qenë proceduriale, pasi sipas tyre urdheri duhej të kishte mbërritur para orës 14.00, dhe jo në një ditë fundjave.

Ata kanë kërkuar që vendimi i kësaj zyre të mbërrijë ditën e hënë, duke respektuar të gjitha procedurat ligjore dhe zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›