E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR: Minatorët, në vështirësi nga njerëz të papërgjegjshëm

Kompania austriake ka ACR ka ftuar sërish minatorët e Bulqizës që të nënshkruajnë kontratat me rritjen e pagave 20%.

Por, ACR ka kërkuar që nënshkrimet të bëhen individuale dhe pa praninë e atyre që i quajti njerëz të papërgjegjshëm, si Kol Nikolla.

Në një letër drejtuar minatorëve të Bulqizës, kompania ACR, thekson se në lidhje me kushtet e vështira financiare, kjo kompani do t`i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të, si formë parapagimi.

ACR dëshiron t`ju vijë në ndihmë minatorëve, për të përballuar vështirësitë, në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla, përfundon letra e ACR.

Minatorët kanë thënë se do të protestojnë deri ditën e hënë, me shpresën që problemi i tyre të shqyrtohet nga Kuvendi dhe më pas mund të rihyjnë në grevë urie.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›