E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditëlindja e Pacollit, Rama e Meta nuk pranuan të udhëtonin bashkë me të njëjtin avion

Behxhet Pacolli në 60-vjetorin e tij kishte ftuar pothuajse të gjithë politikanët e rëndësishëm shqiptarë, ku mungonte vetëm kryeministri Berisha.

Mes të ftuarve kanë qenë edhe Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilët, siç bën me dije Koha Ditore, nuk kanë pranuar që të udhëtojnë bashkë në një avion.

Për këtë arsye, Pacolli është detyruar që ta dërgojë avionin e tij persona dy herë në Tiranë.

Siç duket, ndarja e Ramës me Metën është shumë e thellë dhe mundësia e tyre për një bashkëpunim në zgjedhjet e 2013-s duket shumë larg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›