E Shtunë, 31 Tetor 2026

ACR bën edhe një lëshim ndaj minatorëve

 Protesta, e cila ka nisur tre muaj më parë, kur minatorët e kromit në Bulqizë, të përkrahur nga kreu i sindikatës së minatorëve Kol Nikolla, vendosën të bojkotonin punën për të kërkuar rritje rroge 20-40 për qind, kushte më të mira pune, uljen e moshë së pensionit dhe largimin nga detyra e përfaqësuesit të firmës koncesionare “Albanian Crom”.

Kryebashkiaku i Bulqizës: Minatorët “s’dinë” ç’kërkojnë!

Ishte paralajmëruar deri të hënën protesta e minatorëve, por edhe këtë të martë nuk ka asgjë të re në lidhje me përmbushjen e kërkesave të tyre. Një ditë më parë i kërkuan deputetëve që të diskutojnë edhe për ta, por sot situata është e njëjtë.

Gjatë ditës së sotme, minatorët zhvilluan një takim me kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Roland Keta, i cili duket se nuk ka çfarë t’iu thotë më atyre pasi kompania është shprehur e gatshme për rritjen e pagave me 20 për qind aq sa ishte kërkuar fillimisht nga minatorët si dhe me përmirësimin e kushteve të punës në galeritë e minierës. “Dyshoj se refuzimi për arritjen e një marrëveshjeje dhe nënshkrimin e saj nga të dyja palët pa paragjykime, mund të ketë edhe prapavijë politike, që nuk i shërben zgjidhjes së problemit, përkundrazi e vështirëson edhe shumë më tepër atë”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Edhe në këtë takim, minatorët kanë kërkuar përmbushjen e kërkesave të tyre, ndërsa duket se kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla nuk do të tërhiqet nga pozicioni i tij kundër kompanisë ACR, duke kërkuar madje edhe largimin e saj nga Shqipëria.

Nga ana tjetër, kompania shprehet se është e gatshme të nënshkruaj kontratat e reja të punës me secilin minator me pagat e rritura, duke premtuar edhe dhënien e rrogës së 13-të para kohe. Ende nuk dihet nëse minatorët do të vazhdojnë të sorollatet para zyrave të kompanisë, pa ditur më se çfarë po kërkojnë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-06 11:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›