E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të amortizojmë efektet e krizës së borxheve në Europë

TIRANE- Kriza e borxheve që ka përfshirë Europën po shihet me shqetësim edhe nga qeveria shqiptare. Kryeministri Berisha ka prezantuar, pas vizitës në panairit të parë ndërkombëtar të ndërtimit, masat që do të merren për të amortizuar efektet e krizës që do të ndihen edhe në Shqipëri, si pjesë e ekonomisë globale.

Në thelb është nxitja e biznesit, si promotor i zhvillimit ekonomik. Për këtë arsye, parashikohet që të krijohen disa lehtësi të tjera, si hartimi i regjistrit të tokës, apo krijimi i një portali për biznesin, ku cdo sipërmarrës të ndjekë on line ecurinë e dokumentacionit që ka dorëzuar, për të konstatuar se në cilat institucione ka vonesa.

“Sot jemi prapë në një moment të vecantë, nga kriza e flluskave financiare u kalua në krizën e borxheve. Kjo është një krizë më e thellë ndaj është e domosdoshme që qeveria shqiptare e institucionet të bëjnë gjithcka sërish për të nxitur biznesin. Besojmë se nuk ka rrugë tjetër më të sigurtë për të amortizuar pasojat e kësaj krize të thellë e cila do të jetë më e zgjatur. “

Kryeministri berisha ka garantuar se borxhi i Shqipërisë, që llogaritet në 59 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto nuk është shqetësim për ekonominë, pasi sipas tij, 35 % e tij është në lek, çka do të thotë se buxheti nuk do të rëndohet nga luhatjet e kursit të këmbimit në disfavor të monedhës sonë, ndërkohë pjesa tjetër e borxhit iu është marrë institucioneve financiare ndërkombëtare. Gjithsesi, shefi i ekzekutivit ripërsëriti qëndrimin për të ulur nivelin e borxhit pasi të përfundojnë tre projektet e mëdha infrastrukturore, si rruga Tiranë- Elbasan, rruga e Arbrit dhe tuneli i Qafë Murizit Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Të amortizojmë efektet e krizës së borxheve në Europë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›