Arrestohen dy shtetas për drogë

Fillimisht u arrestua Dorjan Plaku, 21-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Ndalimi i tij u bë pasi dje, rreth orës 12.30, është kapur në rrugën “Sitki Çiço”, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, me një sasi prej 71.6 gr. me gjithë ambalazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit “kanabis sativa”, si edhe dy doza me lëndë të dyshuar si narkotike e llojit heroine prej 1.2 gr. me gjithë ambalazh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po dje, nga shërbimet e Seksionit Kundër Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Dersha, 30-vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lendeve narkotike”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje, rreth orës 14.30, në rrugën “4-Dëshmorët” gjatë kontrollit tek lokali i tij, që e përdor si kafe – internet, në banjën e këtij lokali ju gjetën 27 porcione me lënde të dyshuar narkotike të llojit heroinë me peshë 6.6 gr. me gjithë ambalazh, një peshore elektronike me ngjyrë të zezë, 2 telefona celularë, si dhe 12 copë fishekë mod.54, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /Start/
2011-09-06 11:51