ACTA në ad acta?

ACTA, gjegjësisht “Anti-Couterfeiting Trade Agreeement” – që në shqip do të thotë Marrëveshja Tregtare për parandalimin e Falsifikimit - gjatë dimrit ngriti në këmbë mijëra njerëz , para së gjithash, ata që u rritën pranë rrjetit botëror.
Kjo marrëveshje parasheh një mbrojtje më të mirë dhe një koordinim më të suksesshëm ndërkombëtar gjatë luftimit të piraterisë së çdo lloji – si falsifikimi i prodhimeve industriale, apo distribuimi ilegal i përmbajtjeve filmike, muzikore, dhe teksteve të mbrojtura me të drejta autoriale – në internet.
Mirëpo, kjo marrëveshje praktikisht i obligon të gjithë ofruesit e shërbimeve në internet edhe në diçka krejt tjetër: që të jenë të mbikëqyrur të gjithë shfrytëzuesit, gjegjësisht të përcillen se çka bëjnë ata në internet, dhe nëse shfrytëzojnë ndonjë përmbajtje të mbrojtur me të drejtat autoriale.
Edhe pse në janar Gjermania ishte në mesin e vendeve që e nënshkruan këtë marrëveshje, pas presionit të madh të opinionit publik ajo u detyrua të shtyjë procesin e ratifikimit të ACTA’s në parlament.
Berlini fshihet prapa Parlamentit Evropian
shtetasit gjermanë ishin veçanërisht të pakënaqur me faktin që Berlini parimisht pranoi një marrëveshje aq me rëndësi pas e debatuar atë far publikisht. Kjo gjë nxiti afro 60,000 shtetas gjermanë që të nënshkruajnë një peticion, që Bundestagu të ndërpres procesin e ratifikimit të marrëveshjes.
Pas debatit parlamentar prapa dyerve të mbyllura, komisioni dhe ministria e drejtësisë njoftuan se, po llogarisin që Parlamenti Evropian do ta refuzojë këtë marrëveshje. Në fakt, qysh të premten e kaluar komisionerja evropiane për digjitalizim, Neelie Kroes, deklaroi në Berlin se ishte pothuajse e pritshme që eurodeputetët do ta refuzojnë pranimin e ACTA’s.
Përderisa Gjermania ende po mëdyshet nëse duhet që kjo marrëveshje të refuzohet vendosmërisht, shtetet si Polonia, Çekia, Sllovakia, Austria, Holanda, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Letonia dhe Finlanda, tashmë e kanë ndërprerë procesin e ratifikimit të marrëveshjes për mbrojtjen e të drejtave autoriale në internet.
Nismëtari i peticionit kundër ACTA’s në Gjermani, Herbert Bredhauer, konsideron se qeveria gjermane duhet të shpreh qartë qëndrimin e saj, dhe se me mendimin e shprehur të komisionit parlamentar assesi nuk janë përmbushur kërkesat e qytetarëve. Me të pajtohet edhe deputetit i Partisë së Gjelbër, Memet Kilic, i cili mendon se qeveria e Berlinit duhet thënë qartë se gaboi kur e dha përkrahjen për mbështetjen e ACTA’s. Prandaj, pritja e vendimit të Parlamentit Evropian është njëlloj “leximi i ardhmërisë nga filxhani i kafesë”, sepse Gjermani nuk guxon të pres që dikush tjetër të sjellë vendime të vend të saj.
Kjo, për shkak se, disa herë u dëshmua se Parlamenti Evropian fillimisht ishte një kundërshtar i zjarrtë i disa marrëveshjeve që kufizonin privatësinë e qytetarëve (siç ishte marrëveshja për shkëmbimin e të dhënave të udhëtarëve që udhëtojnë drejtë SHBA’ve), në mënyrë që më vonë, me pak përmirësime minore, t’i pranonte ato marrëveshje. Së këndejmi, Herbert Bredthauer mendon se, po qe se Parlamenti Evropian e ndryshon ndonjë fjalë ose presje në marrëveshje, Berlini do të mund ta ndryshonte mendimin dhe të pranonte një marrëveshje shumë të ngjashme me ACTA’n.