E Shtunë, 31 Tetor 2026

AFC Katar 2022 te zhvillohet ne dimer

Propozimi

Konfederata Aziatike e Futbollit AFC i ka kerkuar FIFA-s qe te shqyrtoje seriozisht mundesine qe Boterori 2022 ne Katar te zhvillohet ne dimer dhe jo ne vere ashtu si ndodh tradicionalisht. Piter Velapen sekretari i pergjithshem i AFC-se e ka vendosur theksin te fakti se ne muajin qershor temperaturat ne Katar arrijne nivele shume te larta. Instalimi i impianteve speciale per shfrytezimin e ajrit te kondicionuar ne stadiume dhe ne terrenet stervitore te ekipeve pjesemarrese mund te mos mjaftoje. Kerkesa qe Velapen i ka paraqitur Federates Boterore te Futbollit i shtohet sugjerimit te pak diteve me pare te Franc Bekenbauer. Legjenda gjermane qe eshte nje prej anetareve te Ekzekutivit te FIFA-s ishte i pari qe hodhi hipotezen per spostimin e fazes finale te Kupes se Botes ne muajin janar ose shkurt 2022. Nderkohe presidenti i FIFA-s Sep Blater foli rreth fitoreve te kandidaturave te Rusise dhe Katarit Kemi hapur tregje te reja per zhvillimin e futbollit ne vend ku rrenjet e ketij sporti nuk jane te thella.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›