E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter kerkon Guardiolen e Kapelon

Njeri nga dy trajneret mund te zevendesoje Benitezin ne muajin qershor

Rafa Benitez mund ruaje vendin e tij ne krye te Interit duke fituar Boterorin e klubeve por pas fjaleve te Moratit qe pasuan humbjen ndaj Verderit tashme ka nisur gjuetia per zevendesuesin e mundshem te tij. Kapelo mbetet ne vendet e para ne tabelen e klasifikimit te padronit zikalter. Ai do te jete ne Abu Dhabi per te ndjekur finalen e Boterorit te klubeve. Kete udhetim e kishte programuar prej kohesh dhe nuk eshte i lidhur me ceshtjen mes Benitezit e Interit. Por nuk duhen nenvleresuar dhe kandidaturat e Leonardos Simeones Zenges ajo e Spaletit qe mund te lirohet vetem pas nje tratative me Zenitin. Por gjate oreve te fundit ne rrugen Vittorio Emanuele jane intensifikuar telefonatat sinjalet jane shtrire ne te gjitha drejtimet dhe e bejne te mundshme edhe nje surprize nje emer krejt i papritur i cili do te dale ne skene vetem nese ne Abu Dhabi do te precipitoje situata. Fjala e fundit do te jete ajo e Moratit dhe zgjedhja e tij do te jete e kushtezuar edhe nga mundesia per te arritur veren e ardhshme te Guardiola i preferuari i tij ose te nje rikthim surprize i Murinjos nje tratative-fantazi e cila ne Palazzo Saras eshte konsideruar me pak e pamundur nga sa mund te mendohet. Por e tashmja eshte Benitez. Te pakten deri te shtunen ne oren 18 me pas te shohim. Pra domosdoshmeri per te e menaxhimit te emergjences per te vene ne vitrine trofeun i cili Interit i mungon qe nga 1965. Te merkuren ne Apiano Xhentile ishin te pranishem vetem te demtuarit ndersa dje u zhvillua nje takim koke me koke me skuadren para nisjes se sotme ne mengjes per ne Abu Dhabi. Ne kete takim ia dha nje gjysme mocioni mosbesimi Benitezit. Morati e di se Interi i tij po kalon nje nga momentet me delikate dhe me te veshtira te viteve te fundit dhe deshiron ti beje skuadres te ndieje prezencen e tij mbeshtetjen e tij. Dhe ndoshta te kuptoje vertet se si lojtaret po jetojne kete periudhe te zeze. Atij i mjafton te shkembeje nje shikim me Zanetin dhe Materacin per te kuptuar atmosferen. Per Moratin eshte koha e vleresimeve te rendesishme por me pare eshte Boterori i klubeve. Prandaj shkoi ne Pinetina edhe per te karikuar te tijte. Benitez u ka thene tashme dicka lojtareve te tij si gjate nates se Bremenit si te merkuren ne mengjes. Boterorin duhet ta fitoni. Jo per mua por mbi te gjitha per veten ishte kuptimi i mesazhit te tij. Benitez e di se ka bere ndonje gabim por tani eshte i zhgenjyer ndoshta ndihet i tradhtuar nga disa sjellje te lojtareve. Jo vetem ne ndeshjen e Bremenit. Te marten kurseu ata qe nuk duhej te humbte per ne Boteror por ata qe hodhi ne fushe luajten dobet. Dhe ky ka qene nje prej argumenteve te nxehta te telefonates se oreve te vona me Moratin. Zgjedhjet e teknikut ishin te kushtezuara nga domosdoshmeria per aktivizimin e Motas e Marigas por edhe nga vullneti per te evituar problemet per Materacin e Zanetin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›