Champions italianet i tremben shortit
Shpirt sakrifice djerse dhe lot. Nuk ka nevoje per shume fantazi qe te kuptosh skenarin qe pret Interin Milanin dhe Romen te premten me date 17 dhjetor. Behet fjale per shortin e 1/8-ve ne Champions League dhe per keto skuadra ndeshjet e ardhshme parashikohen mjaft te veshtira. Eumlshte e vertete qe te tria italianet jane kualifikuar Sampdoria u eliminua qe prej tureve kualifikuese ne muajin gusht por me siguri qe ne sfidat e ardhshme ato do te vuajne faktin qe jane klasifikuar te dytat ne grupe. Kjo mund te perkthehet ndryshe se ekipet e Serise A i pret Europa me e mire. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Aktualisht panorama e futbollit pertej Adriatikut ka shfaqur mjaft probleme Italia u eliminua ne Boterorin 2010 qe prej fazes se grupeve ndersa me 99 per qind ne edicionin 2012-2013 do te luajne vetem tri skuadra pasi pritet qe ekipin e katert ta rrembeje Gjermania duke u bazuar te koeficientet e UEFA-s. Ketyre u shtohen edhe zhgenjimet ne Europa League ku Juventus Sampdoria e Palermo jane eliminuar ndersa Napoli eshte skuadra e vetme qe ka mbetur ne gare.
Italia ka mbetur ne duart e Ser Obi Carlton ambasadorit te finales qe do te luhet ne Uembli me 28 maj 2011 por edhe ne meshiren e goglave ne Nion. Situata eshte mjaft e thjeshte tre ekipet italiane do te perballen me njerin prej shtate ekipeve qe fituan grupet. Shtate sepse duke u bazuar te rregullorja Interi nuk mund te luaje me Totenhemin Milani me Realin e Madridit dhe Roma me Bajernin e Mynihut te cilat ishin kundershtaret e tyre ne fazen e grupeve qe sapo perfunduan. Nje nga detajet me interesante rreth shortit eshte se ai nuk mund te rezervoje ndeshje derbi ndermjet skuadrave te te njejtit vend. Ndeshjet e para ne fazen e 1/8-ve do te luhen me 15-16 shkurt dhe 22-23 shkurt. Nderkohe ndeshjet e kthimit do te zhvillohen me 8-9 mars dhe 15-16 mars ku fitueset e grupeve kane avantazhin se i luajne ndeshjet e dyta ne shtepi.
Pervec veshtiresive qe presin zikalterit kuqezinjte dhe verdhekuqte nuk perjashtohen edhe perballjet me shije hakmarrjeje. Celsi Barcelona dhe Bajernit shpresojne qe ne rrugen e tyre te jete Interi pasi ishin viktimat e suksesit te skuadres se Murinjos gjate edicionit te kaluar. Por kesaj mund ti shtohet edhe nje sfide e mundshme ndermjet kampioneve ne fuqi te Europes dhe Realit te Madridit qe drejtohet pikerisht nga Mou.