E Diel, 1 Nëntor 2026

AFGANISTAN – Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ballë Rihter, të paktën 27 të vdekur

ISLAMABAD, 3 nëntor /ATSH-DPA/- Të paktën 27 persona kanë vdekur në Afganistan pas një tërmeti të fuqishëm që goditi provincat veriore të vendit, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Bakhtar”.

“Gjithashtu, 730 persona të tjerë u plagosën për shkak të tërmetit me magnitudë 6,3 ballë Rihter”,  tha Shërbimi Gjeologjik të SHBA-së (USGS), rreth dy muaj pasi më shumë se 2 000 persona u vranë nga një lëkundje shkatërruese.

“Tërmeti i fundit u regjistrua rreth orës 00:59 të mëngjesit të sotëm – në një thellësi prej 28 kilometrash”, tha USGS.

“Tërmeti me magnitudë 6 ballë Rihter goditi Afganistanin lindor më 31 gusht, duke vrarë 2200 persona dhe plagosur 3600 të tjerë”, sipas qeverisë talebane dhe Gjysmëhënës së Kuqe. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›