E Shtunë, 31 Tetor 2026

KRIIK e ECA, rezultate direkte për zgjedhje

KRIIK dhe ECA, në bazë të informacionit të përcjellë nga 450 vëzhguesve të shpërndarë në 66 qendra votimi do të bëjnë të mundur publikimin e informacioneve në faqen e tyre online. Sipas drejtorit të saj Celibashi synohet dhëna direkt e rezultateve.TIRANE- Agjencia e Administrimit të Zgjedhjeve (ECA), në bashkëpunim me organizatën KRIIK, përmes 450 vëzhguesve të saj të vendosur në 66 vendeve të numërimit, do të përcjellë informacione online për numërimin e votave. Në një konferencë për shtyp drejtori ekzekutiv i ECA, Ilirjan Celibashi, u shpreh se "informacioni në faqe, konsiston në numërimin e votave për çdo qendër votimi, vend numërimi dhe gjithë qarkun dhe më pas do të përkthehen në numër mandatesh për secilën parti politike dhe koalicion konkurrues”- tha Celibashi.
Ai më tej shtoi se, “ rezultatet e zgjedhjeve do të procedohen në mënyrë automatike përmes një programi kompjuterik të posaçëm dhe do të bëhen publike në kohë reale”, dhe sipas tij, “kjo do ta lejojë publikun të marrë informacion të vazhdueshëm mbi votat e marra nga secili subjekt, në secilin qark, numrat e mandateve nga çdo parti ose koalicion, si dhe emrat e kandidatëve fitues për secilën parti politike apo koalicion”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›