AGSH denoncon dhunën e policisë ndaj gazetares së Fax News, Fatime Baçi

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar përmes një deklarate paraprake, duke i bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme.
Sipas raportimeve paraprake të AGSH-së, policia ka dhunuar fizikisht gazetaren e Fax News, Fatime Halmusaj Baçi ndërsa ka penguar me forcë ekipin e A2 CNN të raportojë nga protesta.
Problematika janë raportuar edhe nga media të tjera që po ndjekin zhvillimet në terren.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e konsideron situatën të papranueshme dhe kërkon trajtim urgjent të rastit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, për të hetuar veprimet e policisë ndaj gazetarëve dhe ekipeve mediatike.