E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, asgjesohen vaksinat. ISHP: Skadojnë në nëntor

Me mijëra vaksina ndaj virusit A/H1N1 mund te asgjësohen pasi nje pjese e tyre skadon ne muajin nentor. Drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli, thote per Alsat se vetem 10% e 25 mije dozave qe disponon vendi yne jane përdorur, por i takon komitetit te pandemise te vendose se cfare do te behet me pjesen e mbetur. Nje mundesi eshte qe ato mund te perdoren ne muajin tetor, megjithate edhe vendi yne eshte futur ne listen e shteteve qe do te kene nje efekt financiar, pavarësisht se ai eshte me i vogel.

“Një strategji mund të jetë asgjesimi i tyre. është plotësisht e mundur që të asgjesohen mjete mbrojtëse të cilat përdoren në shtetin publik për arsye emergjence apo për të pritur një situatë të pazakonshme. Një pjesë e madhe e sasisë skadon në nëntor të këtij viti. Ekziston një potencial për perdorimin e saj në tetor, përshembull” tha Ylli.

Kreu i Shëndetit Publik thote se aktualisht ne vendin tone nuk ka fushate per vaksinimin e popullates ndaj A/H1N1, pasi nuk jane konstatuar me raste me virusin pandemik.“Sapo ka dale edhe kombinimi i ri i vaksinës së gripit sezonal për 2010-2011. Pra, nuk ka një fushatë vaksinimi në Shqipëri. Ajo ka marrë fund me dhjetor-janarin” tha Ylli.

Qe prej kater javesh, sipas specialisteve te Institutit te Shëndetit publik, nuk rezulton asnjë pacient i konfirmuar me A/H1N1, cka sipas deklaratave te ministrises se Shendetesise, Shqiperia ka dale nga vala e pandemise.

Edlira Sulejmani
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›