Naomi sulmon shoferin, policia në kërkim të supermodeles
SHBA- Policia amerikane është vënë në kërkim të modeles së famshme Naomi Kembell e cila akuzohet se ka sulmuar shoferin e saj. 39 vjecarja ka goditur pas koke shoferin e saj dhe më pas ai ka përplasur kokën me timonin. Policia mbërriti në vendngjarje në Manhatan por modelja e fashme ishte larguar në këmbë.
Policia tha se shoferi kishte pësuar një plagë dhe në syrin e djathtë të shkaktuar nga Naomi. Policia u vu në ëkrkim të supermodeles që refuzoi të bashkëpunonte me policinë. Por shoferi më pas ka vendosur të mos e padisë supermodelen dhe cështja duket se është pushuar.
Nuk është hera e parë që Kembell krijon probleme me drejtësinë. Në vitin 2008 ajo u dënua nga një gjykatë në Londër me 200 orë punë të detyruar në komunitet , pasi pranoi fajin për një sulm ndaj 2 oficerëve të policisë gjatë një incidenti në aeroport, kur ajo zbuloi se kishte humbur një nga valixhet.
Përsëri në vitin 2007, Kembëll ka kaluar disa ditë duke fshirë dyshemetë e duke pastruar tualetet , si një dënim pasi goditi me telefon celular shërbyesen e saj gjatë një sherri për një palë xhinse. Ajo u urdhërua të ndiqte dhe një kurs për menaxhimin e zemërimit.
(e.n/BalkanWeb)