E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK akuza prokurorisë: Po zvarrit padinë tonë për vjedhje votash

Kreu i demokristianeve, Nard Ndoka akuzoi Prokurorine se po zvarrit shqyrtimin e padise se ngritur nga PDK-ja per vjedhje votash ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ai tha gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka refuzuar te vere ne dispozicion te hetimit provat qe disponon.

"Ne tashmë disponojmë informacione se prokurorët e cështjes të vënë përballë presionit të gjithanshëm të pushtetit, po e zhvarrisin cështjen pafundësisht duke mos i dhënë asnjë përgjigje, për denoncimin e PDK. Se KQZ ka refuzuar të vëjë në dispozicion të prokurorëve tre kutitë e qarkut të Shkodrës, të qendrave të denoncuara prej nesh, ku mbahen të mbyllura dëshmitë e pakontestueshme për vjedhjen e votës në ato zona", deklaroi Ndoka.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›