E Shtunë, 31 Tetor 2026

A(H1N1), autoritet greke mbyllin edhe 2 shkolla të tjera

Bëhet fjalë për Kolegjin Amerikan dhe për Fondacionin Arsimor greko-amerikan në Athinë. Objektet arsimore do të mbeten të mbyllura shtatë ditë me vendim të autoriteteve, pasi u konfirmuan raste me virusin e këtij lloj gripi.
     
Të mbyllura mbeten edhe dy kolegje të tjera, ndërkohë që në karantinë gjendet një anije nga Nigeria. Autoritetet greke thanë se për 20 ditë do të fillojë vaksinimi për qytetarët.
     
Parashikohet që fillimisht të vaksinohen personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe prindërit e rinj, më pas të përfshihen edhe njerëzit e shëndetshëm të moshës 15-40 vjeç.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›