E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin jetën dy gazetarë të radios Evropa e Lirë, NOA bashkohet me dhimbjen

Pragë, 1 Tetor NOA - Dy gazetarë të shërbimit për Iranin të radio Farda/radio Evropa e Lirë, kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë, në një fatkeqësi trafiku në periferi të Pragës.


Gazetarja Rosa Ajiri, 27 vjeçe dhe kolegu i saj 29 vjeçar Amir Zaamanifar, humbën jetën në aksidentin e trafikut në mëngjesin e 29 shtatorit, në autostradën në veri të kryeqytetit çek.

Gazetarja Mahin Gorji, që e drejtonte veturën, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital të Pragës.

Hetimet e para sugjerojnë se automobili i tyre ishte ndalur në linjën emergjente të autostradës, kur nga prapa ishte goditur nga një traktor.

Agjencia e Lajmeve NOA, bashkohet me dhimbjen për kolegët duke shprehur ngushëllime të sinqerta mediumit Evropa e Lirë dhe familjarëve e të afërmve të tjerë të viktimave të vdekjeve të parakohshme.

e.rNOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›