E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, mjekët: Jo Tamiflu fëmijëve

Tamiflu-ja medikamenti që lufton vurusin A/H1N1 nuk mund të aplikohet tek fëmijët. Edhe pse deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me gripin e derave, por vetëm një 4- vjeçar të dyshuar, ilaçi shpresdhënës për të mundur gripin, tek fëmijët jep efekte anësore. Sipas mjekes infeksioniste në spitalin pediatrik në kryeqytet, Hamide Hoxha, sipas të dhënave botërore tamifluja, mund të rëndojë më shumë kushtet shëndetësore tek të vegjëlit sesa vetë virusi.
Në raste pacientësh të moshës pediatrike, të dyshuar apo të konfimruar me grip derrash mund të përdorin një mjekim suportiv në varësi të simptomave.
Siaps mjekes Hoxha, deri ë tani në shërbimin infektiv të pediatrisë nuk është trajtuar asnjë rast i dyshuar me grip derrash. Megjithatë pranë shërbimit janë ngritur dy dhoma të posaçme për të izoluar rastet. Megjithatë sipas të dhënave të përditësuar nga ISHP, nga shfaqja e virusit në vend e deri më tani, pranë spitalit të fëmijëve janë mbledhur 57 mostra nga 374 në total.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›