Banorët e Unazës së Re vuajnë mungesën e ujit
Në disa pallate në Unazën e Re në kryeqytet , koha e mungesë së ujit nëpër rubineta ka shkuar me ditë. Ky problem është i vazhdueshem. Sipas banorëve, ky problem është përsëritur disa herë gjatë gjashtë muajve të fundit. Mungesa e ujit në këto ditë të nxehta është e papërballueshme, por ata kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të përballuar nevojat për gatim e larje në apartamentet e tyre të cilat kërkojnë kujdesje dhe higjenë.
Por edhe në kohen kur uji rikthehet nëpër çezmat e tyre, është shumë i ndotur dhe nuk e përdorin për të pire e mandej as për të pastruar.
Qytetarët theksojnë se, ankesat e tyre deri më tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.