E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat, ministria e Brendshme: Pakt me kompaninë konçesionare për zgjatjen e orareve

Tiranë, 13 gusht NOA - Ministria e Brendshme ka bërë të ditur sot se po vijon rregullisht puna për pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në të gjithë zyrat e aplikimit, në të gjithë territorin e vendit.

Duke pasur parasysh një rritje të kërkesës për aplikim dhe pajisje me dokumentet e reja të identitetit në këtë periudhë, kryesisht nga nënshtetasit e ardhur për pushime që punojnë e jetojnë jashtë vendit, Ministria e Brendshme i ka kërkuar kompanisë konçesionare Aleat që të zgjasë oraret e shërbimit për qytetarët, atje ku fluksi i kërkesave është më i madh, kryesisht në zonat me popullsinë më të madhe deklaroi sot në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja.

Sipas tij, konçesionari i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme dhe duke filluar nga dita e djeshme, datë 12 Gusht, deri në fund të muajit, do të punohet nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 19:30 të mbrëmjes, në zyrat e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike në:

Tiranë, Kamëz, Bathore, Elbasan, Durrës, Fier, Patos, Lushnje, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër.

Me këtë zgjatje të orarit synohet të përballohet pa problem fluksi i kërkesave të qytetarëve gjatë këtij muaji për pajisjen me dokumentet e reja të identitetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve që të vijojnë aplikimin për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat e reja biometrike, duke i garantuar se do të krijojë të gjitha lehtësitë e duhura, kurdo që të jetë e nevojshme.

Ministria e Brendshme thekson se ecuria e mirë e procesit të pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike është njëherësh ecuri shpresëplotë për një regjim të liberalizuar vizash me Bashkimin Evropian përfundoi Konja.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›