E Diel, 1 Nëntor 2026

A/H1N1, qytetarët dynden drejt poliklinikave

Qytetarët dynden drejt poliklinikave edhe pse realisht nuk kemi hyrë mirëfilli në sezonin e virozave dhe gripit të zakonshëm. Frika e përhajes në masë të gripit të derrave, tashmë i pranishëm edhe në Shqipëri, ka rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve, të cilët pavarësisht simptoave të lehta virale, kërkojnë konfirmimin e mjekut të familjes.
Ndërkaq mjekët e familjes të autorizuar për marrjen e mostrave, vijojnë të kampionojnë rastet e dyshuar, analizat e të cilëve dërgohen për t'u kryer në Institutin e Shëndetit Publik dhe më pas për konfirmim jashtë. Por, për momentin numri i rasteve të dyshuar që paraqiten në poliklinika, sipas bluzave të bardha është i kufizuar.
Aktualisht në Shqipëri ka mbërritur në 9 numri i rasteve të konfirmuar me gripin e derrave. Pritet që me mbërritjen e analizave të dërguara për konfrimim në Rmani dhe Londër, javën e ardhshme ky bilanc të rritet më tej.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›