Kinë, festohet 82 vjetori i krijimit të Ushtrisë
Kina ka festuar 82 vjetorin e krijimit të Ushtrisë së Lirisë së Popullit. Kjo ushtri, që u krijua në vitet '20 të shekullit të kaluar, tashmë mburret me dy milionë trupat që ka dhe shtrirjen e shpejtë të arsenalit të raketave, luftanijeve, dhe avionëve ushtarakë. Një ceremony pritjeje u organizua për përkujtimin e kësaj dite bë Pekin. Në pritje morën pjesë pjesëtarë të Komisionit Qendror Ushtarak, oficerë në detyrë dhe të tërhequr tashmë, si dhe atashe të huaj ushtarakë.
Ministri kinez i Mbrojtjes Liang Guanlie tha se Kina do të vazhdojë zhvillimin paqësor dhe bashkëpunimin me forca të huaja të armatosura në kuadër të kontribuimit të përbashkët në zhvillim.
Buxhet i shtetit kinez në shpenzimet për ushtrinë është rritur shumë këto vitet e fundit, duke bërë që të shtohen thirrjet e vendeve të tjera për Pekinin, për shpjegimin më qartë për mëyrën se si po shpenzohen gjithë këto para.
Ndërsa vetë Kina ka hedhur poshtë dyshimet, duke u shprehur se shpenzimet për ushtrinë kanë qënë transparente.
Ndërkohë që sipas raportit të përvitshëm të Departamentit amerikan të Shtetit mbi kapacitetet e ushtrisë kineze, Kina po bën përparime në refuzimin e të huajve në hapësirat e saj detare dhe në programet bërthamore, ato hapësinore dhe kibernetike.
Sipas një admirali të ushtrisë kineze, Kina do të përshpejtojë zhvillimin e luftanijeve, nëndetseve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi, pasi modernizimi i marinës së vendit është prioritet.