Peshëngritje/ Ervis Tabaku shpallet Kampion Evrope për të rinj
Peshëngritësi shqiptar Ervis Tabaku u shpall mbrëmë Kampion Evrope për të rinj, në kampionatin Evropian që po zhvillohet këtë javë në Landskrona të Suedisë. Peshëngritesi 19-vjeçar ka realizuar objektivin, duke fituar dy medalje ari në kategorinë 94 kg.
Ai u rendit i pari në stilin e shkëputjes, ndërkohë që pavarësisht se nuk ishte mes tre të pareve në shtytje, arriti të ngjitej në shkallen më të lartë të podiumit edhe në dygarësh. Në të njëjtën bateri konkurroi edhe peshëngritësi Endri Karina, i cili u rendit larg zonës së medaljeve.
Në stilin e shkëputjes, peshëngritesi shqiptar e ka filluar konkurrimin me 161 kg, por dështoi në dy provat e para. Duke parë rezultatet e konkurruesve të tjerë, elbasanasi ngre peshën në shtangë në 165 kg, si e vetmja mënyre për të fituar medaljen e arte. Prova e tretë është e suksesshme dhe gjithçka lehtësohet nga gabimet e kundërshtarëve.
Ndjekësi më i afërt i Tabakut ishte bjellorusi Makaranka, me 160 kg, që fitoi medaljen e argjendit përpara rusit Kajsinov që grit po 160 kg. Ndërkohë që peshëngritësi tjetër shqiptar, Endri Karina, nuk arriti të shkonte më shumë së vendi i gjashtë me 156 kg në stilin e shkëputjes.
Në stilin e shtytjes, 19-vjeçari Tabaku nuk u paraqit në lartësinë e duhur, ku e mbylli garën në vendin e katërt me 196 kg. Ai nuk arriti të realizonte me sukses provën e fundit, ku kishte kërkuar 200 kg. Ndërsa peshëngritësi tjetër shqiptar Endri Karina u rendit i shtati pasi ngriti 188 kg në provën e parë.