A/H1N1, shkon në 30 numri i të prekurve

Mbërrin në 30 numri i rasteve të konfirmuar me gripin e derrave në Shqipëri. Instituti i shëndetit Publik bën të ditur se Rumania ka konfirmuar së fundmi edhe një tjetër rast, ku pacienti është një 54- vjeçare nga Durrësi, fatmirësisht në gejndje të mirë shëndetësore.
Sipas specialistës së ISHP, tashmë jemi në prag të shpërthimit të epidemisë së gripit ët derrit në Shqipëri. Nurmi i rasteve i cili po shtohet tregon se pandemia po zhvillohet edhe në vendin tonë, dhe një rrezik i madh tashmë konsiderohen edhe shkollat.
Sipas buletinit të fundit epidemiologjik, janë edhe dy raste të tjerë të dyshuar me gripin e derrave, përgjigjia e të cilëve është dërguar për konfirmim në laboratorin e Bukureshtit. Ndërkaq, pranë ISHP konfirmohet se numri i mostrave të dërguara për analzimim është rritur dukshëm dhe se sivjet ka një tendecë më në rritje të infeksioneve respiratore, krahasuar me të nëjtën periudhë të vitit të shkuar, çka tregon se gripi i derrit po luan rolin e tij.